Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

EKSKLUZIVE/ Haki Çako: Po dështojmë në operacionet anti-kanabis, sistemi i radarëve në det nuk funksionon

dsghhh

Nga Klodiana LALA
Hije skandali në Ministrinë e Mbrojtjes. Mosfunksionimi i sistemit të radarëve të vëhgimit në det ka shkaktuar dështimin e aksioneve antidrogë të policisë. “BalkanWeb” zbulon letrën që drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Cako, i ka dërguar Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj me 31 gusht 2017 ku e vë në dijeni për situatën e krijuar.

Kryepolici i referohet operacionit të mbrëmjes së 11 gushtit, ku forcat e policisë dështuan për kapjen e një gomoneje, që ishte nisur dy milje nga Plazhi i Zvërcenit, për shkak se qendra dha kordinata ta pasakta të lëvizjes së mjetit, raporton “BalkanWeb”.

Në letër thuhet se “Mosdhënia e informacionit krijoi konfuzion dhe pati raste kur mjetet që merrnin pjesë në operacion filluan të ndiqnin njëra-tjetrën në hapësirën detare. Pas kapjes së gomones poshtë radarit të qendrës, rezultoi se nga sistemi nuk ishte konstatuar asnjë lëvizje”.
shkresa per tedin
Por nuk mbetet me kaq. Kryepolici Cako ngre shqetësim edhe për situata të tjera të ngjashme, që kanë sjellë për pasoje dhe mosndërhyrjen e forcave të policisë.

“Në mjaft raste përfaqësuesit e policisë kanë kërkuar kthimin mbrapa të sistemit për ngjarje, me orare dhe data konktrete, të lëvizjes së mjeteve lundruese të konstatuara nga shërbimet e policisë, por në asnjë rast në sistem nuk ishin evidentuar dhe nuk u gjetën gjurmë të dhënat, megjithëse mjetet lundruese të kapura nga Guardia di Finanza në Itali kanë qenë me përmasa që duhet të ishin zbuluar, identifikuar nga ky system”, – shkruan drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, raporton “BalkanWeb”.

Ne letrën e tij, Çako thekson faktin se sistemi i vëzhgimit të hapësirës detare nga radarët, ka shfaqur probleme të shumta.

“Sistemi i vëzhgimit të hapësirës detare nuk iu përgjigjet nevojave operacionale, për kontrollin dhe mbikqyrjen e kufirit detar, dhe nuk bën të mundur identifikimin e mjeteve lundruese. Kjo situatë ka vështirësuar punën dhe shërbimin e efektivave tona në luftën kundër trafiqeve të paligjshme në hapësirën detare”, – shkruan Çako.

Numri një i Policisë së Shtetit, kërkon nga Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj të ndërhyjë në rrugë institucionale, me qëllim marrjen e masave për plotësimin dhe përmirësimin e cilësisë së parametrave të sistemit, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të rritet performanca e policisë së shtetit në luftën antikanabis, raporton “BalkanWeb”.

(BalkanWeb)


Komente ( 8 )

  • Drejtor me te paafte dhe defiçent nuk kam parë. Ushtar komplet.
    Po pse mor dallkauk me cfare do i kapesh ta zeme se punon radari???
    Na e publiko edhe njehere sa bashkpunim keni me Italianet se rrembythjet si puna jote pergenjeshtrrojne veten

  • U mboll, nuk i zure.
    Mbiu, nuk i zure.
    U korr, nuk i zure.
    U tha, nuk i zure.
    U ruajt ne magazina, nuk i zure.
    U transportua deri ne gomone, nuk i zure.
    Dhe ta paskan fajin radaret ? Pse ne det te kane thene qe duhesh ti kapesh ? Ta kane cilesuar valle si do i ndjekesh, me kamerdare apo me not ?
    Tani ti sa te duash mundoju te mbrosh ate te gjatin qe tha qe kane asgjesuar 99% te kanabisit. Por kurre s’tha sa ishte ai 99 % dhe nga doli. Jo per gje por tha dhe per avionet qe jane mushkonja. E ze tymi edhe ate te ngratin dhe s’di pastaj as ku eshte dhe as çfare thote. Ndersa keta te vetet jane bere dru prej kohesh.
    Ti po mundohesh t’ja lesh kopilin ministrise se mbrojtjes. Ata jane dakord per kazernat e ushtaraket e tyre qe japin kontribut ne kete fushe por tani s’do pranojne kopilet e gjithe botes.
    Por me shume gjasa akademiket e kane fajin !

  • Tani i pe ti apo tani te interesonte te flisje?! Ti je per burg vetem se sistemi fal ata qe e kthejne by!hen nga e kane gati!!

  • Nuk duhet te lihet qe te mbillet o koke til.Ti je shteti kuj po i ankohesh

  • Me kaq sa lexoj po ju them se; ose ja keni futur pordhes me kete leter drejtuar kujdo ministri ose keni mbuluar pazaret, kush ka njohuri mbi radaret e di qe justifikimet e artikullit nuk qendrojne. Kaq kisha se pjesa tjeter jane lloqe

  • Kol

    Sa qesharak je o Kiu. Po ti kapi ne toke njehere

  • Keta i prishin vete radaret dhe pastaj thone nuk funksionojne … nuk reshtin tonelatat e sasive te kanabisit te dala nga shqiperia per ne itali … dhe te mendosh qe raporti i kapjes me ate qe kalon eshte 1 me 8 … imagjinoni se cbehet .# policia qe duam # shtet kriminal #

  • Kjo ndodh sepse shqiperia zgjodhi sistem te integruar radaresh ku ai civil do kryente edhe mbikqyrje ushtarake kur e gjith bota i ka te ndare keta sisteme

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.