FIER- ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ kanë siguruar një video amatore të filmuar në orët e para të mëngjesit menjëherë pas shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe grabitësve në lagjen ‘29 Nëntori’ në Fier.

Në video duken forcat e policisë që pas shkëmbimit të zjarrit me agresoret, rrethojnë zonën me perimetrin e sigurisë dhe aty mbërrin edhe ambulanca për të marre trupin e njërit prej grabitësve që me vone u mësua se ai kishte vdekur.


Video është filmuar nga një banor i zonës, i cili pasi ka dëgjuar te shtënat ka dalë në ballkon dhe ka regjistruar të gjithë pasojat e shkëmbimit të zjarrit. Duket se gjithçka ka ndodhur jashtë pallatit. Pasi grabitësit mësuan se policia mbërriti kanë tentuar të largohen, ndërsa janë favorizuar nga errësira. Kujtojmë se nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur edhe një nga autorët, Arben Muça.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: