Zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 2005 deri në vitin 2013 rezulton t’i kenë pranuar të gjitha dhuratat e çiftit Liri dhe Sali Berisha.
Nga një investigim i “BalkanWeb” në portalin zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit ka rezultuar se në mënyrë frekuente Presidenti i SHBA-ve, George W Bush, bashkëshortja e tij Laura Bush, Zv/Presidenti Dick Cheney si edhe Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton i kanë thënë “PO” peshqesheve luksoze të çiftit kryeministror shqiptar të atyre viteve.
Argumentimi, siç raporton “BalkanWeb” ka qenë i njëjtë në të gjitha rastet: “Mospranimi do të vinte në vështirësi jo vetëm dhuruesin por edhe qeverinë e SHBA-ve”.
DHURATAT
Siparin e dhuratave për zyrtarët e lartë të SHBA-ve, Berisha e ka nisur një vit pas ardhjes në pushtet. Konkretisht në vitin 2006, në 2 qershor, ai i ka dhuruar një pjatë argjendi të punuar me filigran, zv/Presidentit të SHBA-ve, Dick Cheney, me vlerë 350 USD. Dhe siç raporton “BalkanWeb”, dhurata është pranuar.

Silver Filigree Dish
Në vitin 2007, ka qenë bashkëshortja e ish-kryeministrit, Liri Berisha e cila i ka bërë jo 1 por 4 dhurata Laura Bush, bashkëshortes së Presidentit të SHBA-ve në vlerë totale 2241 USD.

20dd274474eccef50113a93d469dfb4a
Konkretisht dhurata e parë ishte një set me 7 filxhanë argjenti të punuar me filigran me vlerë 1263 USD.
Dhurata e dytë ka qenë një jelek me thekë në ngjyrë burgundi të errët të qëndisur me fije floriri me vlerë 250 USD.
Dhurata e tretë, siç raporton “BalkanWeb” ka qenë një mbulesë tavoline me pesë peceta, të gjitha të qëndisura me fije argjendi, bakri e bronzi dhe me rruaza perlash, me vlerë 403 USD.
Të tre këto dhurata i janë bërë në 7 qershor 2007.

Six-Lge-Vintage-Corbell-Co-Silver-Plate
Ndërsa dhurata e katërt ka qenë një ornament argjendi e vendosur brenda një kutie blu me vlerë 325 USD, e cila iu dhurua Zonjës së Parë të SHBA-ve në datën 24 shtator 2007.
Të katër këto “peshqeshe” të Liri Berishës janë pranuar nga Laura Bush.
Një vit më vonë, respektivisht në 25 prill 2008, Sali Berisha i ka bërë një tjetër dhuratë Presidentit të SHBA-ve, George W Bush. Konkretisht një tas argjendi të punuar me filigran në vlerë 350 USD. Siç raporton “BalkanWeb” edhe në këtë rast pranimi i dhuratës është argumentuar se “mospranimi do të vinte në vështirësi jo vetëm dhuruesin por edhe qeverinë e SHBA-ve”.

47cf68b72ab2c40ad4312d174e2391a6
Berishës iu deshën katër vjet që të tentonte edhe njëherë t’i bënte një dhuratë një tjetër zyrtari të lartë të SHBA-ve. Në vitin 2012, respektivisht në 31 tetor, ish-kryeministri shqiptar i dhuroi një kuti argjendi të punuar me filigran Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, me vlerë 400 USD. Përgjigjia ishte e njëjta: “mospranimi i dhuratës do të vinte në vështirësi jo vetëm dhuruesin por edhe qeverinë e SHBA-ve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb