Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

EKSKLUZIVE/ U arrestua në Malajzi për lidhje me ISIS, pedagogu vizitoi Shqipërinë ditën e zgjedhjeve (FOTO)

besimi

Policia malajziane njoftoi dy ditë më parë se kishte arrestuar 8 persona pasi dyshohet se kanë lidhje me ISIS. Mes 8 të prangosurve, është edhe një shqiptar, me profesion pedagog në një universitet publik në Malajzi, i quajtur Klodjan Zaimaj, me emrin fetar Ibrahim.

Ndërkohë “BalkanWeb” ka mësuar ekskluzivisht se Zaimaj, me banim në Malajzi prej të paktën 8 vitesh, ka vizituar Shqipërinë pikërisht në datën 25 qershor, ditën kur në vendin tonë mbaheshin zgjedhjet parlamentare.
besimi 2
Referuar edhe fotove të siguruara ekskluzivisht nga “BalkanWeb”, mësohet se Zaimaj pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit është nisur drejt Cërrikut ku edhe ka marrë pjesë në faljen e organizuar me rastin e Bajramit të Madh.

Ceremonia ku ka marrë pjesë Zaimaj është zhvilluar në stadiumin e Cërrikut “Nexhip Trungu” dhe në të kanë marrë pjesë rreth 500 besimitarë myslimanë.

Sikundër njoftuan më herët autoritetet malajziane, pedagogu shqiptar i dyshuar për lidhje me ISIS prej kohësh ishte nën hetim. Ndaj dhe ky fakt ngre pikëpyetje se si autoritetet shqiptare lejuan hyrjen në Shqipëri të një personazhi që nxit ekstremizmin fetar, për më tepër të lidhur me organizatën më famëkeqe të terrorizmit në botë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit
Policia e Shtetit konfirmon se 1 nga 8 te arrestuarit në Malajzi, të dyshuar për terrorizëm, është shtetasi shqiptar Z.K., i cili banon dhe punon prej vitesh ne ate shtet ku dhe ka mbaruar studimet e larta.

Strukturat e specializuara të Antiterrorit në Policinë e Shtetit janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Policia e Shtetit po bashkëpunon me agjensitë e tjera ligjzbatuese e inteligjente në vend dhe jashtë saj, duke shkembyer të dhëna.
(BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.