Eksperti rus për çështjet ndërkombëtare, Pavel Kandel ka thënë për mediat ruse se nëse presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov nuk mandaton kreun e LSDM Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re, fundi mund të jetë tragjik dhe mund të ketë pasoja.

“BE dhe SHBA i bëjnë presion presidentit Gjorge Ivanov për ta mandatuar si kryeministër liderin opozitar Zoran Zaev. Por presidenti heziton, edhe pse ai duhet të punojë sipas Kushtetutës”-thotë Kandel.

Ai paralajmëron ndër të tjera se nëse Iavnov nuk mandaton Zaev, përfundimi mund të jetë tragjik.

“Nëse Ivanov nuk do e mandatojë, atëherë mund të ketë pasoja. Situata në Maqedoni është vërtet shumë shqetësuese”- ka thënë eksperti rus.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: