Nga: SPARTAK KOKA*
TIRANE – Banesa e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në zonën pranë “Kodrës së Diellit” është përforcuar me shërbime sigurie. Tashmë me një urdhër të shefit të Gardës së Republikës, banesa do të ruhet jo më me një gardist, por me dy në turn.
“News24” ka arritur të sigurojë pamjet filmike të gardistëve në hyrje të pallatit ku jeton ministri Tahiri. Gjithashtu e gjithë zona nga pjesa e poshtme e tunelit të unazës së madhe të Tiranës tek “Komuna e Parisit”, deri tek zona mbi selinë e qendrës “Leonorë”, patrullohet nga shërbime në këmbë dhe me autopatrullë të komisariatit numër 1 dhe 2 të kryeqytetit.
Masat e marra vijnë menjëherë pas tre shpërthimeve me lëndë eksplozive me tritol ku në njërin rast është dëmtuar biznesi farmaceutik i Bashkim Tahirit, babai i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: