TIRANE – Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dënoi me forcë shpërthimin e eksplozivit në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, ndërsa shprehu mbështetjen për ministrin Tahiri në kryerjen e detyrës së tij. Kryeparlamentari Meta theksoi se politika duhet t’i dënojë njëzëri akte të tilla terroriste, ndërsa autorët duhet të gjenden dhe të vendosen përpara drejtësisë.
“Të gjenden autorët e të ndëshkohen. Politika t’i dënojë njëzëri akte të tilla. Mbështetje ministrit Tahiri në detyrën e tij. Mbështetje policisë dhe agjencive ligjzbatuese.”- deklaroi Meta.
Një seri shpërthimesh tronditën Tiranën mëngjesin e sotëm. Objektiv i shpërthimit ishte farmacia e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe shtëpia e shefit të Policisë Alfred Numani. Sasia e tretë e lëndës eksplozive u gjet në një stacion autobusi pranë “Vasil Shantos” dhe u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga policia. Prokuroria ka nisur hetimet për 3 aktet terroriste duke vlerësuar mundësinë e lidhjes mes tyre.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: