TIRANE- Për eksplozivin e vendosur në makinën e biznesmenit Nuredin Suli, në parkingun e një qendre tregtare, mbrëmjen e djeshme janë arrestuar dy persona. Policia e Tiranës njoftoi kërta dy shtetas, Julian Hamollari dhe Musa Çerpja, dyshohet se kanë lidhje me këtë atentat që nuk u realizua, pasi lënda plasëse ra nga mjeti i Sulit.

Edhe pse nuk janë konsideruar autorët që e vunë eksplozivin e telekomanduar poshtë “Benz”­it të biznesmenit, policia dyshon se Julian Hamollari, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Musa Çerpja, 53 vjeç, banues po në Tiranë, kanë lidhje me ngjarjen e rëndë.

“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen të kenë lidhje me ngjarjen e datës 09.02.2016, ndodhur në “Qendrën Kristal”, ku është tentuar të vritet me lëndë eksplozive shtetasi Nuredin Suli”, bëri të ditur Policia e kryeqytetit, e cila po heton për zbardhjen e motiveve dhe personave që deshën eliminimin e biznesmenit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: