TIRANE- Një ditë pasi ministri Niko Peleshi ka njoftuar rihapjen e eksportit të bagëtive të imta dhe mishit të tyre nga Shqipëria në Serbi, ka reaguar ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë e Bujqësisë, Vojo Bregu. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ironizon lidhur me këtë çështje, duke vënë theksin tek siguria e mishit të bagëtive të imta.

‘“From Milot to Serbia with love!” Në 2018 armiku nuk luftohet më me plumba, por duke i çuar brucelozën dhe tuberkulozin nëpërmjet eksportit të kafshëve të gjalla!’, shkruan Vojo Bregu.
vojo
Ka raste të deklaruara bruceloze në Gjirokastër, Vlorë, Lezhë, në Shijak, Lushnjë dhe Shkodër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb