TIRANE- Ekspozita e veglave muzikore popullore të përdorura në territorin shqiptar gjatë shek.XIX dhe XX do të organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Muzeut Historik Kombëtar.

Ajo do të hapet më datë 11 nëntor në orën 17.00 dhe do të jetë e hapur në datat 12, 14, 15.

Koleksioni përmban mbi 170 vegla muzikore popullore, duke treguar përmes tyre historinë muzikore të një kombi. Aty ka vegla membranofone, idiofone, kordofone dhe aerofone. Shumë vegla të këtij koleksioni janë të rralla dhe kanë dalë nga pëdorimi. Të gjitha veglat janë pjesë e koleksionit privat të Ermal Selës. Ai ka mbi shtatë vite që mbledh dhe ruan këto vegla. Gjatë kësaj kohe është njohur edhe me shumë artizanë, të cilët vazhdojnë të mbajnë gjallë punimin e velgave popullore muzikore.

Kjo ekspozitë shoqërohet edhe me një katalog, shkruan “ata”. Në të paraqiten me foto dhe përshkrim të gjtha veglat që do të paraqiten në ekspozitë. Në katalog ka edhe foto të artizanëve që vazhdojnë të punojnë vegla muzikore.

Ekspozita do të kurohet nga skenografi Klajd Ymeri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: