TIRANE– Vula e akteve shtetërore të Gjergj Kastrioti Skënderbeut mund të shihet duke vizituar sallën e krijuar enkas në Pallatin e Kongreseve, në këtë 17 janar të 550-të të vdekjes së Heroit Kombëtar.

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një foto nga vula akteve shtetërore të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

“Mirëmëngjes dhe me këtë imazh spektakolar të vulës së Gjergj Kastrioti Skënderbeut (që mund ta kundroni sot në sallën e krijuar enkas në Pallatin e Kongreseve, në këtë 17 janar të 550-të të vdekjes së Heroit Kombëtar), ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

Muzeu “Ylli i Mëngjesit” i ngritur në Pallatin e Kongreseve mund të vizitohet falas nga vizitorët të mërkurën e të enjten, nga ora 10:00 me 22:00 të mbrëmjes.

Kështu është konceptuar itinerari muzeal “Triditëshi i Yllit të Mëngjesit”, një labirint ndërveprues imazhesh të Skënderbeut dhe artefaktesh autentike pjesërisht të pashfaqur më parë, që nga nesër pritet të çelet në Tiranë, në hollin e Pallatit të Kongreseve, si pikë kulmore e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Është një koncept i ri muzeal që synon të përfshijë vizitorët aq sa të krijojnë perceptimin e tyre mbi imazhin e Skënderbeut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb