TIRANE– Një shtetas italian dhe dy shtetas shqiptarë, janë ekstraduar ditën e sotme drejt Italisë. 50-vjeçarit Vincenzo Elefante rezultonte person i shpallur në kërkim pasi ishte i dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për trafik droge. Në vitin 2013, Vincenzo Elefante u kap në Kapshticë me 38 kg kanabis.

Ndërkaq, po ditën e sotme është ekstraduar drejt Italisë shtetasi Kujtim Jangozi, pasi rezultonte në kërkim në këtë vend për shkelje të ligjit mbi narkotikët.

Paraditen e sotme është ekstraduar edhe 39-vjeçari Eljot (Andrea) Xhafaj, i cili rezultonte në kërkim ndërkombëtar prej disa kohësh.

Gjykata e Milanos e ka dënuar me 13 vite burg 39-vjeçarin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: