PRISHTINE- Arrestimi i deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe dy kolegeve, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu, është pasqyruar edhe në mediat serbe. ‘Kurir’ pasqyron lajmin ku në qendër është arrestimi i Kurtit.

Ndërkohë, një tjetër media serbe e cilëson në titullin e saj Kurtin si “ekstremisti më i madh në Prishtinë”.

Arrestimi i tyre vjen një ditë më parë gjyqtari Beqir Kalludra urdhëroi arrestimin e deputetëve Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu madje u caktoi edhe paraburgim, për shkak të mos paraqitjes së tyre në seancën gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës.

Albin Kurti

Kurti
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb