TIRANË- Certifikata e vdekjes së ish-shefit të krimeve, Ervin Dalipajt i ekzekutuar pranë mbikalimit të Sukthit më 25 prill mban ‘peng’ procesin gjyqësor për vrasjen e Gazmend Çollakut.

Seanca e radhës në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj Denis Shtrazës dhe Ervin Dalipaj ishte vendosur të bëhej sot por është shtyrë për shkak të mungesës së certifikatës së vdekjes së Dalipajt dhe i është dhënë kohë Prokurorisë të sigurojë dokumentin. I ndjeri akuzohej dhe ishte në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen makabre të Gazmend Çollakut, e ndodhur më 6 janar të vitit 2016.

Kujtojmë se edhe ditën e vrasjes së Dalipajt dhe Juxhin Dautit mbahej seanca gjyqësore në ngarkim të ish-efektivit dhe Shtrazës. Dalipaj dhe Dauti u ekzekutuan në një atentat në aksin Durrës-Tiranë, pranë Sukthit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: