ATHINE- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Athinë, ku është ekzekutuar me kallashnikov Vasilis Stefanakos, i cilësuar si ‘koka’ e mafias në Greqi si dhe njihet për lidhjen e tij të ngushtë me shqiptarin Alket Rizanin. Mediat greke raportojnë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 19:10 në rrugën Haidari të kryeqytetit helen.

‘Zougla.gr’ shkruan se trupi i pajetë i Stefanakos u gjetur në makinën e tij tip ‘BMW’, ndërsa thuhet se po ikte për në shtëpi. Por papritmas dy persona me skafandra i kanë zënë rrugën dhe kanë hapur zjarr ndaj tij. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë gjetur 22 që mendohet se janë përdorur nga atentatorët. Vasilis Stefanakos njihej si truri dhe organizatori i arratisjes nga burgu me helikopter të Alket Rizait. Po ashtu, thuhet se ai është dhe organizatori i një vrasjeje që ka bërë Rizai në 2006.

Alket Rizai
Alket Rizai

Stefanakos kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu, pasi kishte kryerë një dënim prej 9 vitesh.
image (3)

image (2)

image (1)

image
image (4)

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb