DANIMARKE-Një i ri shqiptar nga Maqedonia është vrarë me armë zjarri pasditen e djeshme në lagjen Ragnhildgade në Kopenhagen të Danimarkës, raporton media daneze ‘Ritzau’.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05, ndërsa mediat maqedonase shkruajnë se i riu që ka humbur jetën është 16-vjeçari nga fshati Xhepçisht i Tetovës i identifikuar me emrin Servet.

Familja e tij prej shumë kohësh banon në Kopenhagen të Danimarkës. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e vrasjes së të riut, por dyshimet e para të policisë janë se krimin e ka kryer një bandë arabe.

“Nuk mund të konfirmojmë edhe arsyet e vrasjes. Kërkojmë ndihmën e dëshmitarëve për të identifikuar autorët”- tha zëdhënësi i policisë Jens Møller Jensen.
6ghbn
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb