Në ndeshjen e “Europa League” që Skënderbeu luajti kundër Sant Julia kishte vetëm një protagonist dhe ai ishte mesfushori me origjinë kosovare Liridon Latifi.

Futbollisti i korçarëve para se të realizonte golin e vetëm të takimit më parë u bë protagonist jo për mirë pasi humbi një 11-të metërsh, por po vetë do korrigjonte gjithçka më pas.

#europaleague #goal #freekick ⚽️

A post shared by LIRIDON LATIFI (@liridonlatifi) on


23-vjeçari në minutën e 69-të do ekzekutonte në perfeksion një goditje dënimi për të lënë të shtangur portierin kundërshtar. Goli ishte një mrekulli e vërtetë dhe për këtë arsye shokët e tij në ekipin kombëtar të Shqipërisë nuk mund t’a linin pa e përgëzuar.
latifi1
Ndër të parët që e kanë përgëzuar për këtë gol të shkëlqyer kanë qenë futbollistët Eros Grezda dhe Thomas Strakosha. Ndërkaq, të njëjtën gjë ka bërë edhe ish-kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, si dhe shoku i tij i skuadrës, Leonit Abazi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: