Edhe pse fitoi zgjedhjet, Donald Trump  mund të mos bëhet President i SHBA. Sistemi elektoral amerikan llogarit votat e kolegjit elektoral që përfaqëson votën e rezultatit të zgjedhjeve në secilin shtet. Votimi kundër Trump i Kolegjit Elektoral do të ishte njëlloj sikur monarkia të refuzonte vendimin e votuesve në Britani. Nëse prezantuesi televiziv, David Pakman do të rezultoi se ka të drejtë kur thotë se 15 përfaqësues të Kolegjit Elektoral do të votojnë Hillary Clinton në vend të Trump, atëherë Republikani nuk do të mund të sigurojë 271 votat e nevojshme për t’u bërë presidenti i ardhshëm i SHBA.
Kolegji Elektoral do të votojë më 19 dhjetor që formalisht do të mund t’i japin Trump çelësat e Shtëpisë së Bardhë. Mirëpo, të paktën 15 prej tyre që përfaqësojnë Republikanët janë shprehur kundër Trump dhe po bëjnë fushatë që ai të mos bëhet president.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: