ELBASAN- Një vajzë 9- vjeçare fatkeqësisht ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Vreshtas” të komunës Shushicë ku 9-vjeçarja Migena Cankoi aksidentalisht ka shkelur përcjellësin e pompës elektrike të pusit që kishin në oborrin e shtëpisë familjarët, duke rënë në kontakt me energjinë elektrike. Motra e saj më e vogël ka tentuar ta ndihmojë 9-vjeçaren, por ka qenë e pamundur. Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë dëgjuar ulërimat e motrës më të vogël të cilët kanë dalë në oborr, por fatkeqësisht 9- vjeçarja kishte vdekur në vend.

Policia e cilëson ngjarjen si aksidentale, duke përcaktuar si shkak të vdekjes rënien në kontakt me korentin. Fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime motra më e vogël e familjes Cankoi, e cila u përpoq të shpëtonte nga rryma e energjisë elektrike motrën e saj më të madhe. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: