ELBASAN- Një 58-vjeçare nga Elbasani është vënë në pranga pasi i çoi drogë në burg djalit të saj. Shtetasja Fatime Fregjaj, teksa po i shkonte për takim në burg djalit të saj, futi në çantën e ushqimeve lëndë narkotike.

Por gjatë kontrollove, është identifikuar lënda narkotike, ndërsa 58-vjeçarja është ndaluar nga policia.

Mbi 58-vjeçaren tashmë rëndon akuza për “shitje e prodhim narkotikësh”.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: