ELBASAN- Në orët e para të mbrëmjes në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit policia gjatë një operacioni për goditjen e elementëve kriminalë ka arrestuar dy persona me precedentë penalë pasi ju kap në flagrancë një armë zjarri. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se personat e arrestuar janë shtetasit me iniciale K.XH dhe XH.R. Personat e arrestuar sipas policise dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal ne qytetin e Elbasanit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb