Elbasan- Në kuadër të zbatimit të planit – Operacionit “Summer 2017 Elbasani” me qëllim bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara, ditës së sotme gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në Lagjen “Dyli Haxhire” nga efektivat e policisë në automjetin me targa AA 040 OJ, mjet luksoz me një vlerë rreth 100.000 Euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit.

“Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip “Audi” vjen me shpejtësi dhe godet mjetin e Policisë me targa MB 002 AA . Më pas mjeti që goditi mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor. Mjeti tip Audi dyshohet se është i blinduar.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Policia ka bërë shoqërimin e disa personave që kanë qenë në ambientet e Tregut. Gjatë operacionit policia e Elbasanit ka bllokuar 4 automjete superluksosze. Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe po kryen veprimet proçeduriale për dokumentimin e kësaj ngjarje. Ndërkohë burime për “Balkanweb” pranë policisë bëjnë me dije se në operacion janë edhe forcat Renea dhe FNSH, të drejtuara nga drejtori i FLO (Forca e levizeshme operacionale) Sokol Bizhga.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb