Një tjetër kompani e re synon ta rrëzojë Teslan me prezantimin e një superautomjeto elektrik në muajin e ardhshëm në panairin “Geneva Motor Show”.

Elextra është një makinë e re që, sipas kompanisë, do të arrijë përshpejtimin nga 0 në 100 km/orë për më pak se 2.3 sekonda.

Prapa kompanisë së re janë sipërmarrësi danez Poul Sohl dhe dizajnuesi zviceran Robert Palm.

“Ideja që qëndron pas Elextras është të kombinojmë linjat e pastra të supermodeleve të vjetra italiane, me ecurinë përpara, falë dizajnit dhe teknologjisë më të avancuar”, ka shpjeguar Palm në një njoftim të fundit, raporton “Motor1”.

Kompania po ashtu ka publikuar një fotografi prezantuese dhe sqaron se do të prodhojë vetëm 100 njësi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: