Klea dhe Elgiti janë ndoshta çifti më i vështirë në showbiz-in shqiptar që marrëdhënien e tyre as nuk e mohojnë, as nuk e pohojnë, por as nuk po bien dakord për të thënë të paktën të njëjtën përgjigje publike para pyetjes “janë apo jo çift?”.

Kësaj pyetje, Elgiti i ktheu një përgjigje të mesme: “Për sa i përket një përgjigjeje po ose jo, “pjo”, që i bie “pjo”, as po as jo” – tha ai për Prive duke qeshur.

Megjithatë, nuk foli për bashkëpunimet me Klean dhe nuk e anashkaloi pyetjen, por vendosi të jetë më i drejtpërdrejtë:

“Jemi në një rrugë që mund të kemi diçka në të ardhmen, por do ta shikojmë në ditët në vazhdim… Mund të kemi diçka në të ardhmen, por edhe mund të mos kemi diçka në të ardhmen…”

Që mund të kuptohet lehtësisht se janë akoma në një fazë të hershme njohjeje – diçka që mund të funksionojë ose jo në të ardhmen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb