VJENE- Në nisje të natës së parë të Eurovizionit, që po mbahet në Vjenë, kamerat kanë fokusuar dhe përfaqësuesen e Shqipërisë, Elhaida Danin.

Gjatë prezantimit të saj në sallën e skenës gjigande, Dani nuk ka nguruar të përshëndes të gjithë shqiptarët anembanë botës me shqiponjën dykrenare.

Përbri, shihen dhe shoqëruesit e saj, ndërsa nuk mund të mungonte dhe flamuri kuq e zi. Përfaqësuesja jonë, Elhaida Dani pritet të këndojë e 14-ta, sipas renditjes së organizatorëve të Eurovizionit.
Sakaq, më poshtë mund të shihni fotot nga eventi magjik i sotëm, ndërsa e pranishme ishte dhe fituesja e vitit të kaluar Conchita.
Ja si mund te votoni per Elhaida Danin:
http://www.eurovision.tv/page/vienna-2015/about/voting
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: