TIRANE- ‘I’m alive’ e Elhaida Danit është kualifikuar sot në finalen e madhe të Eurovizion. Në një atmosferë magjike dhe me zërin brilant, këngëtarja shqiptare pushtoi skenën madhështorë të Vjenës.

Elhaida Dani, shpalosi të gjitha energjitë dhe potencialin, me shtrirjen e saj vokale, e shoqëruar nga një skenografi e mahnitshme, ndërsa rrëmbehu pa fund brohërima e duartrokitje nga publiku, qoftë shqiptar apo dhe të huaj.

Të gjithë shqiptarët i kthyen sot sytë nga skena e Eurovizionit, aty ku Dani na përfaqësoi duke performuar këngën, aq shumë të pëlqyer në rrjetet sociale.

Elhaida i ka mbyllur shkëlqyer të gjitha provat përveçëse asaj të parës dhe sigurisht ka marrrë edhe pikë nga juria profesioniste, pikë të cilat do t’i shtohen votimit të publikut.

Këngëtarja shqiptare këndoi e 14-ta në radhë, ndërsa pritet të dal në skenën e Vjenës 23 maj, ku do të mbahet dhe nata finale. Ndërkohë, të gjithë shqiptarët jashtë trojeve tona mund ta mbështesin Danin me votë, duke votuar për Shqipërinë me kodin përkatës që do jepet në televizionin e vendit ku jetojnë .

Ndërkohë pas kualifikimit të Shqipërisë për në finale, ka reaguar edhe kryeministri Rama në rrjetin social Facebook. ‘‪#‎ForcaElhaida‬ tanimë finalja e madhe të pret dhe gjithë shqiptarët do të jenë me ty të shtunën!’- ka shkruar Rama.

Dhjetë vendet e kualifikuara në finale nga gjysmëfinalja e parë:
Shqipëria
Armenia
Rusia
Rumania
Hungaria
Greqia
Estonia
Gjeorgjia
Serbia
Belgjika

https://www.youtube.com/watch?v=GDDcf-l6xvk

Ja ku mund të votoni për Elhaida Danin:http://www.eurovision.tv/page/vienna-2015/about/voting
(d.d/ma.ar/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: