TIRANE – Këngëtarja shumë e dashur për publikun Eli Fara feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë vajza e saj, Marina ka zgjedhur ta surprizojë Elin me një postim shumë të veçantë në Instagram.

Marina ka postuar një foto nga fëmijëria ku Eli shfaqet duke e puthur dhe i kushton të ëmës fjalët që çdo mama do donte t’i dëgjonte.

“Në një ditë si sot lindi nëna më e mirë në botë.Të uron motra të beëhesh 100 vjet. Jeta ime ka nisur duke hapur syte dhe duke dashuruar fytyrën tënde, kur numëroj gjërat e çmuara që kam në jetë ty të numëroj dy herë, zemra jote është vendi më i sigurt për mua, ti në mbreteresha ime nuk ka fjalë që mund të përshkruajë dashurinë që kam për ty..Të dua. Gëzuar Ditëlindjen”- shkruan Marina.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb