Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Islandës, por nuk mundi të merrte asnjë pikë. Ajo u tregua kërkuese gjatë gjithë pjesës së parë, por nuk kishte fat për të gjetur golin, duke pësuar dhe dy gola.

Bjorn Sigurdarson, kaloi në epërsi Islandën në minutën e 25′, ku shënoi nga afërsia pas një topi të kthyer nga portieri Samir Ujkani. Goli i dytë erdhi nga pika e penalltisë, ku shënoi Gylfi Sigurdsson.

Në pjesën e dytë, Kosova hyri edhe më agresive dhe kërkuese duke mos e pranuar me asnjë mënyrë humbjen. Kosova gjeti shpejt golin e parë në pjesën e dytë me sulmuesin shtatlartë, Atdhe Nuhiu. Në vazhdim të ndeshjes, Kosova provoi edhe disa herë të gjej golin e barazimit, por pa pasur sukses, dhe kështu humbën me rezultat 2-1 një ndeshje të luajtur shumë mirë dhe të luftuar deri në fund.

Kjo ishte ndeshja e pestë në Grupin I, ku Kosova regjistron një barazim dhe 4 humbje.

Ndeshja minutë pas minute

90′ – Përfundon ndeshja! Kosovë 1-2 Islandë 

62′ Kosova ka marr në dorë lojën pas golit të shënuar nga Nuhiu
53′ GOOOL i Kosovës!!! Atdhe Nuhiu shkurton diferencën ndaj Islandës

52′ Besart Berisha shumë afër golit nga afërsia, por një mbrojtës kundërshtar i mohon golin

48′ Atdhe Nuhiu shënon nga afërsia, por goli i tij është i pavlefshëm pasi gjyqtari e anuloi për pozicion jashtë loje

45′ Përfundon pjesa e parë – Kosovë 0-2 Islandë, Sigurdarson (25′) dhe Sigurdsson (35′)

35′ Gylfi Sigurdsson dyfishon epërsinë nga penaltia, ndaj tij ndërhyri gabimisht mbrojtësi Kololli


Gylfi Sigurdsson Goal HD – Kosovo 0-2 Iceland… by Live1Goals

25′ Ujkani mbron goditjen e sulmuesit islandez, por nga topi i kthyer shënon Sigurdarson


21′ Valon Berisha lëshon një super-goditje nga rreth 25 metra, por i pafat pasi transversa ia mohon golin

18′ Islanda rrezikon me kokë, por pret portieri Ujkani

12′ Atdhe Nuhiu shkëputet mirë dhe godet me kokë pas asistimit të Benjamin Kolollit, por goditjen e pret portieri kundërshtar

8′ Ylli i Islandës, Sigurdsson rrezikon me një goditje nga distanca, por shkon pak mbi portë

5′ Kosova po luan më mirë në këto minutat e para të ndeshjes

1′ Futbollistët e Kosovës luajnë të parët me topin

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb