Modelja Eliona Pitarka, e cila u bë e njohur në “Zjarr TV” si një nga spikeret që guxoi të jepte lajme me xhaketë të zbërthyer, tani mund të cilësohet si vajza me të pasmet shumë seksi, të paktën kështu e kanë cilësuar mediat online. 25-vjeçarja nuk ndalon së postuari fotografi nga përditshmëria.

Ajo gjatë gjithë kohës mundohet ta ekspozojë trupin e saj me krenari. Në një prononcim për “Bluetooth”, Eliona nuk e fsheh vlerësimin që i kanë dhënë. “Nuk mund të them që kam të pasmet më seksi, pasi unë kam parë shumë femra të ekranit dhe jo të ekranit që kanë një fizik të mirë dhe vithe të mira.

Faktikisht unë kam punuar shumë për këtë trup që kam. Më herët kam qenë 10 kile nën peshë, por falë palestrës ia kam dalë. Unë nuk jam si vajzat që shkoj në palestër për të bërë foto. Unë zhvishem dhe punoj shumë fort, fillimisht kam pirë proteina, por më pas proteinat i merrja vetëm nëpërmjet ushqimit. E kam thënë edhe në një status timin, palestra është padyshim vendi i duhur për të pasur një shëndet të mirë fizik dhe mendor.

Aty kam mundësinë të shkarkoj energjitë e mia, duke u kujdesur për veten. Vetëm falë një angazhimi serioz mund të arrish format e mia. Natyrisht që e marr për kompliment teksa lexoj që kam të pasmet më seksi në vend, pasi shoh që të shumtë janë ata që e kanë vlerësuar punën time të madhe”, është shprehur bukuroshja, e cila ka shpjeguar edhe zërat për operacione plastike.

“Unë nuk jam kundra operacioneve, aktualisht ndjehem komode me trupin tim, por nëse do të doja të ndryshoja diçka nuk do të hezitoja. Sa i përket trupit jam pak e fiksuar tek palestra dhe e di që nëse ushtrohesh gjithçka shkon aty ku duhet, por nëse nuk do të më pëlqente diçka e imja në fytyrë, patjetër që do ta ndryshoja”, ka përfunduar aktorja e “Apartamentit 2xl”.

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: