Konfirmohet, sipas asaj që shkruan TMZ, që Elton John nuk do të jetë vetëm i ftuar në dasmën e Harry dhe Meghan Markle, por edhe do të performojë, 21 vjet pas “Candle in the Wind”, per familjen mbretërore. Këngëtari duket se ka shtyrë disa data koncertesh në Caesar’s Palace të Las Vegas në 18 dhe 19 maj.
Tmz citon disa burime pranë këngëtarit që ai ka pranuar të këndojë. Nuk dihet akoma me precizion nëse Elton do të këndojë gjatë ceremonisë në kapelën e
St George në kështjellën Windsor apo në pritjen e organizuar.

Harry dhe William janë prej kohësh fansa dhe miq të Sir Elton dhe vetë ai është shumë i lidhur me familjen mbretërore. Me Lady D, mikeshën e tij të madhe, ylli i muzikes kishte bashkëpunuar për të mbledhur fonde në luftën kundër Sidës dhe pas vdekjes së saj, gjatë funeralit, ai performoi duke kënduar
“Candle in the Wind” .

Për Elton nuk do të jetë hera e parë që merr pjesë në një royal wedding, sepse ai ka qenë prezent edhe në martesën mbretërore mes William dhe Kate.
(da.xha/BalkanWeb)
C_2_articolo_3140457_upiImagepp

C_2_fotogallery_3010291_6_image

C_2_fotogallery_3010291_5_image

C_2_fotogallery_3010291_4_image

C_2_fotogallery_3010291_2_image

C_2_fotogallery_3010291_1_image

C_2_fotogallery_3010291_0_image

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb