Dita e djeshme ka qenë e rëndësishme për këngëtaren Elvana Gjata, e cila ka festuar ditëlindjen. Por, ky përvjetor ka qenë i veçantë më shumë nga të tjerët, jo vetëm se Elvana mbushi 30 vjeç, por edhe për faktin se shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e këngëtares.

Ndonëse Elvana ka marrë urime nga shumë fansa dhe miq, ajo që është vënë re ditën e djeshme ishte mungesa e urimit të mikut të saj më të mirë, të paktën siç e ka prezantuar gjithmonë, Flori Mumajesin. Kompozitori, i cili ka qenë mbështetësi më i madh i karrierës së artistes dhe i përfolur hera-herës si i dashuri i saj ka heshtur.

Megjithatë, duket se Elvana nuk e ka ndjerë shumë mungesën e Florit. Sipas burimeve për suplementin “Bluetooth”, të Gazeta Shqiptare këngëtarja e ka festuar ditëlindjen përkrah motrës së saj në Vjenë, ndërsa është shkëputur thuajse tërësisht nga rrjetet sociale dhe vëmendja mediatike. Por, ditëlindja dhe pushimet nuk kanë qenë të vetmet arsye të udhëtimit.

elvana gjata dhe flori
Duket se Elvana po përgatitet edhe për një hap të mëtejshëm në karrierë. Në kohën që shumë shqiptare po arrijnë suksesin në tregun ndërkombëtar të këngës, edhe Elvana duket se ka vendosur të depërtojë në këtë treg.

Një fakt të tillë e ka përmendur edhe miku i saj, Ermal Mamaqi, i cili ndërsa e ka uruar për ditëlindjen, është shprehur se po pret me padurim që Elvana Gjata të arrijë suksesin në muzikën ndërkombëtare. Se cilat janë hapat konkrete të saj, ende nuk e dimë, por me gjasa artistja shqiptare është duke biseduar për një kontratë me ndonjë shtëpi të rëndësishme diskografike në Austri.

(Bluetooth/GazetaShqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: