Një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, Elvana Gjata ka publikuar këngën më të re ‘Forever is Over’ me të cilën synon tregun ndërkombëtar.

Bashkëpunëtori kryesor i këtij projekti muzikor është DJ me famë ndërkombëtare dhe një nga DJ më të paguar, David Guetta, i cili ka bërë hite me këngëtarë të famshëm nga e gjithë bota.

Gjithashtu një tjetër bashkëpunëtor për realizimin e kësaj kënge është edhe Poo Bear, një producent i njohur dhe i vlerësuar në SHBA që ka punuar me emra të njohur si Justin Bieber, J.Lo etj.

Elvana Gjata shfaqet në formën e saj më të mirë në videoklip, ku përveç zërit të saj të veçantë bien në sy edhe linjat e saj pothuajse perfekte.
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: