TIRANE – Në finale e madhë të ‘The Voice Kids’ pjesë e surprizave dhe emocioneve të panumërta ishte edhe ngjitja në atë skenë e një prej zërave më të mirë të këngëtareve shqiptare. Elvana Gjata erdhi për herë të parë në skenën e ‘The Voice Kids’ duke sjell këngë e interpretime nga repertori i saj me hitet më të reja.
-640-0-5ada668d1b4bf
Elvana po merr suksesin e merituar sin ë vendin e saj edhe jashtë, përtej kufijëve. Si një prej zërave më unik dhe brilant ajo po e zhvillon karrierën e saj në SHBA momentalisht, e cila po spikat mes emrave më të njohur të muzikës dhe artit atje.

Mbrëmjen e së premtes u bashkua me fëmijët, duke u bërë pjesë e kësaj gare. Për të vazhduar më pas me këngët e albumit të saj, Elvana i emocionoi të gjithë teksa këndoi “Më fal”.

Dhe në fund atmosfera u ndez me ritmet e këngës “Xheloz” që bëri të gjithë të kërcejnë. “Kur kam qenë tek Ethet kisha shumë emocione nga të rriturit, sot kam emocione nga fëmijët. Dua të jem një shembull i mirë për ta”, – tha këngëtarja pas performancës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: