“Ne, kemi një jetë të mirë këtu”, i thotë Thelma Cates vajzës së saj, Xhesit, në dramën e Marsha Norman, “Natën, ma”. Thelma, një grua e ve dhe Xhesi, e bija e saj e divorcuar, jetojnë së bashku. Nuk kanë probleme me paratë. Netët i kalojnë krejt të shpenguara e të qeta, duke parë televizor.

Por, në një mbrëmje krejt të zakonshme, në mbrëmjen e së shtunës, mësojmë se ajo jetë që duket e mirë, mund të mos jetë fare e mirë në fund të fundit.

Ndërsa vajza përgatitet të kryejë ritualin e saj të përjavshëm, ku i jep së ëmës një manikyr, i thotë asaj me qetësi, pothuajse si çdo frazë tjetër të zakonshme “Do të vras veten, Mama”. Dhe, gjatë 90 minutave në vijim, nëna e Xhesit dhe pjesa tjetër e spektatorëve- duhet të përballen me faktin që Xhesi, në fakt, nuk po tallet. ‘New York Times’, në vitin 1983 e ka nisur kështu shkrimin mbi shfaqjen e realizuar me dramën e Norman. Vë në dukje, se shfaqja është shumë me komplekse se ç’duket. Duke kapur dhe përcjellë detajet kaq personale të grave të zakonshme, drama, përqendrohet te boshllëku që mbush jetën e njerëzve, në rrugët e një vendi të shkretë. Drama, jep imazhin e një vajze që do, ta kalojë natën e fundit me të ëmën, si çdo mbrëmje të zakonshme.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2018/04/19/ema-andrea-drama-pulitzer-dhe-nata-e-fundit-e-nenes-me-te-bijen/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: