100 gr çokollatë fondente
70 gr cornflakes misri + tërshërë
12 luleshrydhe ose kumbulla
100 gr salcë kosi
Lëkurë limoni
1 lç mjaltë

Fillimisht presim çokollatën në copëza dhe e vendosim të shkrijë në banjomari. Thërrmojmë drithërat në copëza i përziejmë me pak tërshërë dhe më pas pasi të jetë shkrirë çokollata e largojmë atë nga zjarri dhe e përziejmë me drithërat (cornflakes) të thërrmuara. I trazojmë derisa drithërat të jenë lyer plotësisht. Hapim një letër pjekje dhe lugë lugë e shpërndajmë masën e përgatitur nëpër letër duke i dhënë një formë biskote. Përziejmë salcën e kosit derisa ajo të jetë kthyer në një krem, shtojmë me pas lëkurën e limonit (obsionale) dhe pak mjaltë. Vendosim më pas nga një lugë salcë mbi çdo biskotë duke e dekoruar me një kokërr reçel kumbulle ose luleshtrydhe të freskët.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb