Nga: ZONJA VJOLLCA
1 pako puding vanilje
400 ml qumësht
2 pako biskota walkers
150 ml pana ëmbëlsire
1 luge gjelle sheqer
1-2 banane
50 gr çokollata në copëza

Fillimisht vendosim pudingun dhe qumështin në një tenxhere dhe e lemë të ziejë në temperaturë mesatare. Më pas e lemë të ftohet mirë.
Ndërkohë thërrmojmë biskotat walkers.
Rrahim panën dhe e përziejmë me pudingun. Gjysmën e kësaj mase e përziejmë me ¾ e biskotave të thërrmuara.
Në një tavë ëmbëlsire shtojmë fillimisht pudingun e përzier me biskotat, më pas mbulojmë komplet sipërfaqen me feta banane. Bananet i mbulojmë me pudingun që mbeti trazuar me 2 lugë çokollatë në copëza. Në fund e pudrosim ëmbëlsirën me biskota të thërrmuara dhe me copëza çokollate dhe e servirim pasi të jetë ftohur dhe mpiksur mirë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb