Nga: ZONJA VJOLLCA

1 kavanoz komposto pjeshke (800 gr)
250 gr maskarpone
250 gr salcë kosi
200 ml pana ëmbëlsire
100 gr sheqer
biskota të thekura të karamelizuara

Fillimisht thërrmojmë biskotat savojard dhe me 1 lugë sheqer dhe pak gjalpë i kaurdisim derisa ato të theken pak dhe të errësohet ngjyra. Më pas i lemë mënjëanë të ftohen. Ndërkohë kullojmë komposton dhe lemë mënjëanë lëngun. Marrim vetëm tulin e pjeshkëve dhe së bashku me 1 lugë sheqer e kalojmë në blender duke e kthyer në pure. Rrahim panën derisa ajo të ngurtësohet. Në një tas trazojmë maskarponen me salcën e kosit me 2 lugë sheqer dhe me panën e rrahur. E trazojmë mirë derisa të realizohet një masë homogjene. Mbushim më pas gotat fillimisht me krem, më pas me biskotat e karamelizuara, pure pjeshke, krem kështu vazhdojmë duke përsëritur shtresat krem, biskotë, pure pjeshke. Në fund e zbukurojmë me nenexhik të freskët dhe e servirim ëmbëlsirën e shpejtë në gotë.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb