ROME- Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, në një letër drejtuar prefektëve dhe presidentëve të komisioneve për njohjen e të drejtës ndërkombëtare, u ka bërë thirrje që të ndalohen dhëniet e azileve për emigrantët që s’e meritojnë. Ai ka kërkuar shtrëngimin e procedurave për dhënien e lejeve të qëndrimit për arsye humanitare.

Leja e azilit për arsye humanitare është një nga rastet e përfitimit më të madh (vetëm këtë vit rreth 28% e rasteve) për të cilin Ministri i Brendshëm ka ftuar komisionet për “ashpërsinë këqyrjes së rasteve”.

Tgcom shkruan se aktualisht janë rreth 136 mijë kërkesa për azil. Ministri thekson se këto kërkesa janë duke u diskutuar aktualisht. “Një numër i konsiderueshëm dhe me një trend në rritje duke marrë parasysh se mbi 130 mijë aplikime u dorëzuan vitin e kaluar. 119 mijë emigrantë u ndalën në brigjet tona. Ndaj këto numra kërkojnë “riorganizim të kujdesshëm”, përsërit Matteo Salvini. Kujtojmë se pak ditë më parë Salvini i shpalli luftë të hapur grupeve mafioze, ndërsa nuk mund të mungonte edhe vëmendja ndaj problemit të emigrantëve klandestinëve që futen në Itali.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: