Emily Ratajkowski gjatë një interviste për “Harper’s Bazaar Australia”, ka zbuluar mesazhin që ajo dëshiron të përcjellë nëpërmjet fotove të saj provokuese dhe shpesh herë nudo.

Modelja e cila u bë e famshme me paraqitjen e saj në hitin e Robin Thicke, në 2013, thotë se i pëlqen të marrë mesazhe te bukura nga fansat përmes fotove që poston, por zakonisht ato janë komente të ashpra dhe fyese.

“Ka diçka të çuditshme që më ndodh mua. Thonë se jam shumë seksi. Është pak a shumë si një revoltë kundra femrës. Njerëzit nuk duan të punojnë me mua pasi gjoksi im është shumë i madh”, tregon 26 vjecarja.
“Çfarë nuk shkon me gjoksin tim? Ato janë të bukura, diçka femërore për të cilën duhet të krenohemi, por kujt i intereson kjo?”, vijoi Emily.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb