Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Emocionuese/ Të gjithë në këmbë, Mirush Kabashi prek me lutjet e Nënë Terezës (VIDEO)

Mirush Kabashi

TIRANË- Mjeshtri i madh i fjalës, artisti i popullit Mirush Kabashi ka ngritur peshë sallën e krijuar enkas për një aktivitet bamirësie në sheshin “Skëndërbej” pak ditë më parë, ku të rinj nga i gjithë vendi, gazetarë e këngëtarë janë bërë bashkë për të mbledhur fonde vullnetare që do t’i mundësonin kurimin jashtë vendit katër fëmijëve të sëmurë me kancer.

Ashtu siç vetëm ai di të prekë, Kabashi ka zgjedhur disa lutje të Nënë Terezës për të mbërritur në zemrat e gjithësecilit e për të marrë duartrokitje të shumta.

Fjalët e saj, përmes zërit të tij janë më aktuale se kurrë: Më mirë ndizni një qiri se sa të mallkoni errësirën!

Kujtojmë se për të mundësuar kurimin e katër vogëlushëve kanë kontribuar financiarisht një numër i madh biznesesh, një prej tyre edhe “Hotel Prestige”.
(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • Ky Mirush Kabashi, sa para ka marre per te recituar vjersha ne publik? Me aq sa njihet nga afer, nuk eshte ndonje person human apo njerezor, qe te mund te punoje pa ndonje perfitim. Keshtu mendoj se ky nuk eshte lajm per te na e shperndare, se nuk eshte ndonje model i mire per t’u marre shembull.