Ledian Memushaj dëshiron të luajë në Serie A, por këtë nuk e arriti me Peskaran, që mbërriti deri në finale me Bolonjën. Memushaj mund ta prekë këtë objektiv duke u transferuar në një tjetër skuadër. Sipas “Corriere dello Sport”, për të interesohen Empoli dhe Karpi, por mesfushori shqiptar sqaron se nuk ka asgjë konkrete për momentin. “Interesohen disa ekipe për mua, por vetëm kaq, pasi nuk kam asgjë konkrete. Dëshira ime është të luaj në Serie A, por të shohim se si do të shkojnë gjërat gjatë merkatos së verës”, – ka deklaruar Memushaj.

Ledian Memushaj ka kaluar një sezon të mirë te Peskara duke iu afruar shumë ngjitjes në Serie A. Kartoni i tij zotërohet tërësisht nga ekipi abrucez. Paraqitja e 28-vjeçarit u vlerësua në miqësoren me Francën, ku hyri në fushë si zëvendësues duke i dhënë më rrezikshmëri sulmit me pasimet e tij.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: