ITALI – Një operacion i rëndësishëm është kryer nga karabinierët në Itali që rezultoi me çmontimin e një bande që merrej me drogë e vjedhje policie. Autoritetet vendase përfunduan dje hetimet e nisura në muajin nëntor. Në pranga ranë tre shqiptarë Lorend Dukagjini, 28 vjeç, banues në Pioltello të Milanos, Arnold Isufi, 22, pa një banesë fikse në Itali dhe Edmond Hoxha, 58, banues në Fontanafredda.

Mëngjesin e djeshëm, karabinierët bastisën strehën ku fshihej banda në qytetin Fontanafredda. Rreth 20 forca policie bllokuan çdo rrugë shpëtimi për kriminelët, të cilët, jo pa vështirësi, në fund u arrestuan. Një anëtar i katër i grupit, tashmë i identifikuar, është shpallur në kërkim, shkruan Fruli.it.

Kërkimi çoi në sekuestrimin e 3600 euro para cash, që dyshohet se kanë ardhur nga aktivitetet e paligjshme, si dhe bizhuteri e rroba që arrinin vlerën 20 mijë euro, të vjedhura nga banesa të ndryshme.

Në një zgavër të hapur në murin e banesës së tyre, policia gjeti edhe 2 kg drogë, heroinë e kokainë, që në treg arrinin vlerën e 60 mijë eurove. Gjithashtu u konfiskuan edhe objekte për përgatitjen e drogës.
 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb