KAVAJE- Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 34-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi akuzohet për vjedhje. Në kuadër të operacionit ‘Summer 2017’ u arrestua Fatjon Lila.

Ndërkohë në pranga ra dhe shoku i tij, Xhordano Palushi i cili akuzohet se ka përkrahur autorin.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni “Summer 2017”. Më datë 24.08.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim:

– Fatjon Lila, 34 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Kavajë, ku ka dërguar vendimin e datë 31.05.2017, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, e cila ka caktuar masën “Arrest me burg në mungesë”, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134/3.

Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Xhordano Palushi, 29 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas është arrestuar pasi ka përkrahur autorin e një krimi dhe është i dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Vjedhja”.

Në momentin e arrestimit këtyre shtetasve i’u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– një automjeti i markës Audi
– gjashtë aparate telefonik celulare
– dy palë veshje (të dyshuara të përdorura në vjedhje)
– një palë dorashka
– tre ora dore të markave të ndryshme.

Ne bashkpunim me Prokurorine Prane Gjykates se Shkalles se Pare Kavaje po punohet per dukumentimin e plote te veprimtarise kriminale te ketyre personave te cilet ne bashkpunim dhe me persona te tjere dyshohet se jane te implikuar ne shume vepra penale te tjera kunder prones te ndodhura ne Kavaje, Tirane e Lushnje.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe i dyshuar për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Nenet 302 dhe 134/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Xhordano Palushi.gjithashtu është bërë egzekutimi i masës së arrestit me burg të Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, në ngarkim të shtetasit Fatjon Lila.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: