KORCE- Një tjetër rast i kanosjes së biznesmenëve të huaj është regjistruar në Shqipëri. Ngjarja e radhës është shënuar në Korçë, ku policia ka arrestuar 25-vjeçarin Velson Qyrani, për kanosje ndaj një biznesmeni italian.

Sipas policisë së Korçës, Qyrani kryente telefonata kërcënuese, si dhe dërgonte letra me të njëjtën përmbajtje ndaj biznesmenit me iniciale M.P, duke i kërkuar 10 mijë euro, në këmbim të jetës së tij.

Telefonatat kryheshin përmes numrave të fshehtë, por pas denoncimit Policia ka zbardhur identitetin e kanosësit, i cili ka pasur dijeni për një aktivitet privat në fushën e marketingut, që zotëron bashkëjetuesja e italianit, në qytetin e Korçës dhe i ka kanosur ata me mbylljen e tij, nëse në këmbim nuk do të përfitonte shumën e kërkuar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb