KAVAJE- Policia ka vënë në pranga dy persona, pasi tentuan të vidhnin një dyqan në Kavajë. Ngjarja në fjalë ndodhi më 21 shkurt, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 3, në Tregun Industrial të Kavajës.

Burime zyrtare nga policia thanë se në pranga ranë Aurel Hekurani, 36 vjeç si dhe Rifan Rrushi, 34 vjeç, të dy banues në Kavajë dhe të dy të dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISË
Tentuan të vjedhin një argjendari dhe një dyqan me artikuj të ndryshëm kapen dhe arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, arrestuan në flagrancë shtetasit :
•Aurel Hekurani, 36 vjeç, banues në Kavajë,
• Rifan Rrushi, 34 vjeç, banues në Kavajë, të dy të dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 21.02.2018, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 3 Kavajë në Tregun Industrial Kavajë, u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin dyqanin e artikujve të ndryshëm industriale dhe argjendarinë e shtetasit R. A., 60 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm në momentin e kapjes ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një çekiç metalik.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprat penale parashikuar në Nenet 134/2 dhe 22 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb