TIRANE – Tre persona janë arrestuar si pjesë e operacionit “Dream Box” për veprën penale “Mashtrimi Kompjuterik” dhe janë sekuestruar 57  aparate Dream box dhe Smart box, një shumë lekësh  dhe një automjet.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar  në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë pas një pune hetimore  6 mujore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në funksion të procedimit penal nr.1135/2017, duke aplikuar  metodat speciale të hetimit është bërë e mundur finalizimi me sukses i operacionit të përbashkët të koduar  “Dream box”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrance i shtetasve si më poshtë: Kristo Taka, 45 vjeç, lindur në Borsh sarandë dhe banues në Tiranë, Valer Pinderi, 31 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, Benard Xhuti, 45 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë për veprën penale “Mashtrimi Kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industruiale”, parashikuar nga nenet 143/b, 180 dhe 149/a i Kodit Penal”, pasi këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme tregëtonin aparate “Dream box” dhe  “Smart box”, duke piratuar programet televizive në Tiranë pa të drejtën e autorit.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan; 57 aparate Dream box dhe  Smart box, Një automjet tip Volksëagen Pasat AA 294 CG , 180.000 lekë të vjetra dhe 3 USB.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb