TIRANE – Dy të rinj janë arrestuar në kryeqytet në vijin të aksionit për luftën kundër drogës.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr.3, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një rast të  shitjes së lëndëve narkotike, konkretisht u arrestua në flagrancë shtetasi: Andi Fejzo, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 20.01.2018, në rrugën “Him Kolli”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit të mësipërm, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 15 doza e dyshuar me lëndë narkotike e llojit ” Cannabis Sattiva”.

Po ashtu në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan një grirëse metalike e lëndëve narkotike, një sasi qesesh farmaceutike, një telefon dhe mjeti tip “Benz”.

Gjithashtu po  në vijim të informacioneve për shpërndarje të lëndëve narkotike,  gjatë kontrolleve të ushtruara  nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, u arrestua në flagrancë shtetasi Engli Zhegu, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Pasi në rrugën ” Agush Gjergjevica” gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “BMW” dhe kontollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 doza  lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb