TIRANË- 22 persona me precedentë penale janë shoqëruar në polici në kuadër të aksioneve për sekuestrimin e armëve dhe sasive të lëndëve narkotike. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se në pranga ranë 2 persona. Bëhet fjalë për Dritan Agën dhe Enver Sylajn.


NJOFTIMI I POLICISË
Shoqërohen për verifikim në Komisariatet e Policisë Tiranë, 22 shtetas, me precedentë penalë të mëparshëm.
Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë.
Kontrolle për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.
Kontrollet nga “Shqiponjat”, Forcat e Operacioneve Speciale në D.V.P Tiranë, Patrullat e Përgjithshme si dhe nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.
Gjatë kontrolleve kapen dhe arrestohen në flagrancë dy shtetas të cilët qarkullonin me armë zjarri
Sekuestrohen dy armë zjarri, fishekë dhe doza me lëndë narkotike. Shoqërohen për verifikim në Komisariatet e Policisë Tiranë, 22 shtetas, me precedentë penalë të mëparshëm.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të Planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për evidentimin dhe goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, kanë ushtruar kontrolle me pika të lëvizshme, në të gjitha rrugët e Tiranës.
Si rezultat i kontrolleve, në territorin që mbulon Komisariati i Policisë nr. 1, rreth orës 22:30, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia shtetasit Dritan Aga, 37 vjeç, banues në Tiranë, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materaile, një armë zjarri pistoletë, një krehër me 10 fishekë, 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.
Shtetasi Dritan Aga u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 278 dhe 283 i Kodit Penal.
Gjithashtu në rrugën “Dritan Hoxha”, tek sheshi “Karl Topia”, në territorin që mbulon Komisariati nr. 2, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Seat”, që drejtohej nga shtetasi Enver Sylaj, 27 vjeç, banues në Tropojë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me dy krehëra me 14 fishekë.
Shtetasi Enver Sylaj u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.Kontrollet do vijojnë në kohë dhe orare të ndryshme në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: