IGUMENICË- Tre shqiptarë dhe një grek kanë rënë në pranga pasi u kapën me 53 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Në kuadër të një operacioni antidroge në Kestrini të Igumenicës, u arrestuan shqiptarët, Taulant Sulejmani, 30 vjeç, Ardit Koci, 31 vjeç dhe Marius Driza, 36 vjeç, të cilët kishin kaluar kufirin me këmbë të ngarkuar me çanta me hashash.

“BalkanWeb” mëson se ata u kapën në një zonë bujqësore të Kestrinit me 32 pako me 52 kg 870 gram marijuanë. Po ashtu, në të njëjtën zonë u arrestua dhe një grek 41 vjeç, që kishte ardhur me makine për të marrë ngarkesën me drogë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb