SHBA – Shqiptari Luc Lucaj është kthyer nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, pasi është dënuar në atdhe për vrasje.

Teksa pritej që të merrej nga autoritetet shqiptare pas mbërritjes në Tiranë, kur kaloi tranzit në Romë, 41-vjeçari u ndalua nga autoritetet italiane. Kjo pasi këta të fundit përcaktuan se ai kërkohej gjithashtu në Itali, për vepra kriminale.

Një zyrtar i Zyrës së Emigracionit në New York, Thomas Decker, tha se Lucaj erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një i dënuar për vrasje, në përpjekje për t’i shpëtuar krimeve që kishte kryer.

asf

Interpol Red Notice raporton se në gusht të vitit 2000, Lucaj u përfshi në një konflikt me dy vëllezër në Romë, sherr i cili çoi në vdekjen e njërit prej tyre. Më vonë Lucaj vrau edhe vëllain tjetër. Ai u arrestua në Shqipëri. qeveria italiane dhe ajo shqiptare, ranë dakord që Lucaj të gjykohej nga një gjykatë shqiptare.

Në 2009, Lucaj u dënua në mungesë për vrasje, me 14 vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Lezhës. 6 vite më pas ai u arrestua në Amerikë, pasi kishte hyrë në këtë shtet në mënyrë ilegale. Në Maj të 2017-ës, gjykata vendosi që Lucaj të kthehej në atdhe.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb